Lajme

PS tërheq nga rendi i ditës projektligjin për “Lojërat e Fatit”

Mazhoranca socialiste është tërhequr këtë të enjte nga votimi i projektligjit për “Lojërat e Fatit”.

Në një kohë që deputetët ishin duke protestuar, mazhoranca ka votuar me 74 vota pro, heqjen nga rendi i ditës i nismës ligjore për lojërat e fatit.

Me kërkesë të Grupit të PS është kërkuar tërheqja nga diskimit i projektligjit për lojërat e fatit. Miratohet më 74 vota pro”, u shpreh Nikolla.

Seanca plenare e ditës së sotme ka zgjatur vetëm 21 minuta, pas protestës së deputetëve të opozitës me zhurmues në sallë.

/Shqip.com