Lajme

Protestuesit serbë provokojnë zjarrfikësit kosovarë: Këtu mund të vriteni, por zjarr s’do të ketë

Protestat në Veri të Kosovës

Me provokime të shumta po vazhdojnë të zhvillohen protestat e banorëve serbë në veri të Kosovës ku janë vendosur Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës për të siguruar nëse po respektohet masa e vënë në fuqi nga Qeveria e Kosovës nga 20 shtatori për reciprocitet të targave me Serbinë, transmeton Shqip.com.

Disa pamje të publikuara tregojnë se si kjo njësi po provokohet nga serbët e veriut, gjatë aksionit të tyre atje.

Aty një serb dëgjohet duke provokuar dhe sharë policët e Kosovës, derisa njëkohësisht regjistron.

I njëjti të një moment ka kërcënuar policët se do të vriten, teksa ka parë zjarrfikësit duke parakaluar.

“Çfarë kërkojnë zjarrfikësit këtu, nuk do të ketë zjarr! Këtu mund të vriteni por zjarr nuk do të ketë”, tha ai.

“Nuk duhet t’i vesh dy karikatorë në armë Gorane, shihe Rambon, don Rambon. Shihe don Rambon. Fryej, Rambo. Ooo, sa po frikësohem unë, oooo!.”, dëgjohen thirrjet e njërit prej serbëve aty. /Shqip.com

https://youtu.be/PzPiUB6KBuw