Lajme

Protestuesit e OVL-UÇK-së: Largoni gazetarët, send s’na vyejnë

Protesta e OVL-UÇK-së
Protesta e OVL-UÇK-së

Po vazhdon të mbahet protesta e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pasi po shprehin kundërshtinë lidhur me aprovimin në parim të Projektligjit për rritjen e pagës minimale ku nuk përfshihen pensionet e veteranëve.

Disa prej protestuesve nuk iu duket e arsyeshme prania e mediave pasi sipas tyre, “po zënë vend në protestë”.

“Këta gazetarët, kamerat, reporterët krejt i kisha largu, kurgjo s’na vyjnë” – u dëgjua duke thënë një protestues.

Lexo edhe:
Protestuesit e OVL-UÇK-së hyjnë në oborrin e Kuvendit

Protesta e veteranëve vjen pasi Kuvendi i Kosovës të martën, e ka kaluar projektligjin që i hap rrugë rritjes së pagës minimale në 264 euro.

Këta të fundit organizuan edhe një protestë tjetër e cila u mbajt më 6 qershor, dhe e cila e kishte penguar vazhdimin e seancës së paraparë për atë ditë, kur projektligji nuk qe miratuar në mungesë kuorumi./Shqip.com