Lajme

Protestë para Ambasadës së Serbisë në Tiranë, mbështetje për Kosovën

Disa persona kanë protestuar sot gjatë ditës para Ambasadës ë Serbisë në Tiranë.

Siç raporton A2News, protestuesit kanë përshkruar rrugën “Ukraina e Lirë” deri para godinës së ambasadës serbe duke valëvitur flamuj kombëtarë e duke kënduar himnin kombëtar e këngë të tjera patriotike.

Protestuesit gjithashtu kanë përdorur edhe thirrje “Kosova është Shqipëri”, si dhe kanë shprehur kundërshtimin e tyre për krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë, duke thënë se në ato komuna ka edhe popullsi të kombësive të tjera.

Protesta erdhi në kohën kur veriu i Kosovë spo përballet me tensione të vazhdueshme për shkak të vendosjes së barrikadave.

Ndërkohë, Serbia ka vendosur gatishmëri të plotë ushtrinë dhe policinë si dhe thuhet se tashmë ka pozicionuar trupat në kufi me Kosovën.

Mund të përmendim se në Tiranë është mbajtur një protestë e ngjashme me 16 dhjetor të këtij viti në ditën kur Gjykata Speciale e Hagës dënoi me 26 vite burgim, Salih Mustafën.

Përveç Mustafës, të akuzuar për krime lufte dhe të mbyllur në dhomat e paraburgimit në Hagë janë edhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi, ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi dhe ish-pjesëtari tjetër i UÇK-së, Pjetër Shala.

Duke u kthyer tek situat anë veri, kujtojmë se krahas barrikadës e cila është vendosur në Lagjen e Boshnjakëve afër Shkollës Teknike në Mitrovicë, është vendosur edhe një barrikadë tjetër në vendin e quajtur Kërshi i  Dudes.

Një kamion është i vendosur në urë duke bllokuar kështu hyrjen në Mitrovicën e Veriut.

Dy barrikada vetëm në Komunën e Mitrovicës veriore – SHQIP.com

Tanimë në Mitrovicën e Veriut është e mundësuar lëvizja vetëm nga vendbanimi Suvi Do.

Këto dy barrikada janë të parat në Komunën e Mitrovicës veriore.

Sot është dita e 18 që nga vendosja e barrikadave të para në Rudar. Kjo gjendje erdhi si shkas i arrestimit të ish-policit, Dejan Pantiq.

Pantiq është i dyshuari kryesor lidhur me sulmin që iu bë zyrave të KKZ-së, në veri.

Sipas serbëve dhe udhëheqësve të tyre, kjo gjendje do të vazhdojë deri në lirimin e serbëve të arrestuar nga institucionet e Kosovës si dhe formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe.

Gjatë këtij muaji, në veri të Kosovës pati sulme ndaj Policisë së Kosovës, patrullës së EULEX-it dhe KFOR-it dhe gazetarëve që raportonin nga atje, gjë e cila u quajt e papranueshme nga sfera politike ndërkombëtare.

Lidhur me situatën që është krijuar, Serbia është në pritje të përgjigjes së KFOR-it ndaj kërkesës së tyre për të sjellë një pjesë të ushtrisë së saj në Kosovë.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se KFOR-i ka kërkuar pak kohë nga Qeveria e Kosovës për heqjen e barrikadave.

Në mesin e barrikaduesëve është raportuar se ka njerëz të armatosur por edhe njerëz të cilët janë të afërt me Rusinë dhe konkretisht me grupin e mercenarëve rus “Wanger”.

Po të njëjtit persona udhëhoqën edhe protestën e serbëve në pikën kufitare të Jarinjes të cilët po tentonin që të futeshin në Kosovë, por nuk u lejuan nga Policia e Serbisë.

/Shqip.com