Lajme Botë

Protestë në Japoni, funerali shtetëror i Shinzo Abes ndanë Tokion në dy pjesë

Derisa ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe po ju jepet lamtumira e fundit, Tokio është ndarë në dysh.

Siç raporton BBC, mjera njerëz janë rreshtuar këtë mëngjes për të vënë lule dhe për të bërë nderimet e tyre të fundit ndaj Shinzo Abes por që shumë të tjerë janë duke protestuar kundër ceremonisë së funeralit.

Rreth 60 për qind e njerëzve në Japoni thonë se nuk e mbështesin funeralin shtetëror pasi sipas tyre Qeveria është duke shpenzuar rreth 12 milionë dollar të cilat janë fituar nga taksapaguesit.

Sipas protestuesve, mbajtja e ceremonisë së funeralit të Shinzo Abes është bërë edhe pa u fituar miratimi i parlamentit japonez si dhe funeralet shtetërore zakonisht janë të rezervuara për familjen perandorake të Japonisë.

25-vjeçarja Iori Fujiwara, tha se Qeveria po bënë çfarë të dojë pa konsesusin e njerëzve dhe për këtë është e zemëruar.

“Jam e zemëruar se duke lejuar qeverinë të mbajë funeralin shtetëror, ne po e lëmë qeverinë të bëjë ç’të dojë pa konsensusin e njerëzve. Të rinjtë si ne duhet të flasin më shumë për të ardhmen e Japonisë. Kjo është arsyeja pse unë jam këtu duke përfaqësuar rininë e vendit”, tha Fujiwara për BBC.

23-vjeçari Ajaka Uheira tha se nuk mund të rrinte në shtëpi duke e ditur se sa para janë duke u shpenzuar e në anën tjetër ka shumë japonez të cilët janë prekur nga tajfuni i javës së kaluar.

“Unë thjesht nuk mund të rrija në shtëpi duke e ditur se ata po shpenzojnë 1.6 bn yen dhe duke ftuar mysafirët për funeralin shtetëror kur ka japonezë që vuajnë nga tajfuni javën e kaluar”, tha Uehira.

Njëri nga protestuesit por i cili nuk u prezantua për BBC-në tha se mbajtja e një funerali shtetëror duhet të bazohet në kontributin dhe politikat e një personi dhe jo vetëm për kohën sa ishte kryeministër.

E veja e ish- kryeministrit japonez Shinzo Abe, Akie Abe mban hirin e tij

Tutje, ai vazhdoi duke thënë se fakti që Shinzo Abe është vrarë nuk duhet të jetë arsye e mbajtjes së një funerali shtetërorë sepse kjo do të thotë që një sulm terroristë është duke e ndryshuar historinë.

Kostoja e funeralit vlerësohet të arrijë në 1.67 milion jen, që i bie 10.96 milionë euro ose  11.4 milionë dollarë që protestuesit thonë se mund të drejtohen drejt çështjeve më të ngutshme ekonomike.

Kurti e Murati i kërkojnë Japonisë të investojë në Kosovë – SHQIP.com

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë në funeralin shtetëror të ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe.

Gjatë kësaj vizite, Kurti është takuar me kryetarin e Kuvendit të Japonisë, Hiroyuki Hosoda ku kanë kërkuar që të investojnë në Kosovë.

Kurti ishte i shoqëruar nga ministri i Financave, Hekuran Murati dhe ambasadori i Kosovës në Japoni, Sabri Kiçmari.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit të Japonisë, Hiroyuki Hosoda

Ndër të tjerash, Kurti ka thënë se Kosova dhe Japonia ndajnë pikëpamje të njëjta sa i përket rrethanave gjeopolitike në botë dhe vlerave demokratike e humane.

Udhëheqës nga mbarë bota janë mbledhur në Tokio për t’i dhënë lamtumirën kryeministrit më jetëgjatë të Japonisë.

Abe, 67 vjeç, i cili mbetet kryeministri më jetëgjatë i Japonisë, u qëllua duke mbajtur një fjalim në fushatë.

Lexo edhe:

VIDEO/Momenti kur qëllohet me armë ish-kryeministri japonez, sulmuesi kapet menjëherë

Ai u qëllua rreth orës 11:30 të mëngjesit me orën lokale në Nara, në lindje të Osakës, teksa mbante një fjalim të fushatës zgjedhore në rrugë./SHQIP.com