Lajme Botë

Protesta në Iran: Njoftime për studentë të bllokuar në mes të përleshjeve në Teheran

Gjatë ditës së diele, Policia e Iranit është përleshur me studentët e një universiteti prestigjioz atje.

Siç raporton BBC, mediat sociale dhe shtetërorë të Iranit kanë raportuar se një numër i  madh i studentëve janë bllokuar në parkingun e universitetit Sharif në Teheran.

Ndërsa, videot në rrjete sociale kanë treguar se studentët largohen nga forcat e sigurisë pasi ata gjuajnë me armë.

Iran International citon raporte që thonë se forcat e sigurimit sulmuan konviktet e studentëve dhe qëlluan me armë në konviktet e tyre. Raporte të tjera përmendin përdorimin e gazit lotsjellës mbi protestuesit.

E diela ishte dita e parë e mandatit për shumë studentë që ndjekin universitetin Sharif për herë të parë. Njoftimet thonë se turmat qenë mbledhur jashtë portës kryesore të kampusit vonë në mbrëmje pasi dëgjuan rreth përleshjeve.

Gratë duke prerë flokët e tyre në shenjë proteste në Iran.

Protestat në Iran kanë filluar në shtator që nga vdekja e hgruas iraninane të quajtur Mahsa Amini e cila ishte ndaluar nga Policia Morale për dyshimin e shkeljes së rregullave të shamisë së kokës.

Thuhet së oficerët goditën në kokë Aminin si dhe e përplasën në njërën nga makinat e tyre. Mirëpo, Policia ka thënë se nuk ka prova për keqtrajtime ndaj saj por Aminin e ka lëshuar zemra spontanisht.

Protestat filluan në funeralin e saj dhe janë përhapur në të gjithë vendin për t’u bërë trazira më e keqe e parë në vend për vite me radhë.

Dy netët e fundit kanë parë një përshkallëzim të protestave anti-qeveritare në Teheran dhe shumë qytete të tjera anembanë vendit, pavarësisht nga numri në rritje i të vdekurve.

Iran Human Rights, një OJQ me qendër në Norvegji, thotë se 133 vetë janë vrarë anembanë Iranit deri tani.

Autoritetet kanë premtuar se do të rrëzohen ashpër kundër protestuesve, të cilët sipas tyre janë vënë në saje të armiqve të jashtëm të Iranit.

Pse gratë dhe burrat po i prejnë flokët në protestat në Iran për Mahsa Amini? – SHQIP.com

Po ashtu, protestat kanë shpërthyer në të gjithë Iranin, me gra që postojnë video në TikTok duke prerë flokët, duke djegur hixhabet e tyre në publik dhe duke brohoritur, ” Gra, jetë, liri “.

Në TikTok janë shpërndarë video ku shihen disa gra duke kërcyer dhe djegur hixhabet e tyre në rrugë, të rrethuara nga protestues (burra dhe gra) që u brohorasin.

Një video tjetër tregon një përmbledhje të grave dhe burrave që presin flokët e tyre, me tekstin e mbivendosur që lexon: “Populli iranian po i prenë flokët për të protestuar kundër vrasjes së një vajze 22-vjeçare Mahsa Amini nga policia në Iran [për shkak] të hixhabit.”

Një video e protestave në Teheran tregonte gjithashtu gra që tundnin hixhabet e tyre në ajër, me disa brohoritje, “Jo shamisë, jo çallmës, po lirisë dhe barazisë!”.

Që nga funerali i Aminit, janë zhvilluar demonstrata në të paktën 40 qytete në mbarë vendin, duke përfshirë kryeqytetin Teheran, me protestues që kërkojnë t’i jepet fund dhunës dhe diskriminimit ndaj grave, si dhe t’i jepet fund veshjes së detyrueshme të hixhabit./Shqip.com