Lajme Botë

Pse gratë dhe burrat po i prejnë flokët në protestat në Iran për Mahsa Amini?

Protesta

Gratë iraniane po shpërndajnë videot e tyre duke prerë flokët për të protestuar ndaj vdekjes së Mahsa Amini, një gruaje kurde iraniane 22-vjeçare e arrestuar nga policia e moralit më 13 shtator, e akuzuar për shkelje të kodit konservator të veshjes së vendit.

Protestat kanë shpërthyer në të gjithë Iranin, me gra që postojnë video në TikTok duke prerë flokët, duke djegur hixhabet e tyre në publik dhe duke brohoritur, ” Gra, jetë, liri “.

Në TikTok janë shpërndarë video ku shihen disa gra duke kërcyer dhe djegur hixhabet e tyre në rrugë, të rrethuara nga protestues (burra dhe gra) që u brohorasin.

Një video tjetër tregon një përmbledhje të grave dhe burrave që presin flokët e tyre, me tekstin e mbivendosur që lexon: “Populli iranian po i prenë flokët për të protestuar kundër vrasjes së një vajze 22-vjeçare Mahsa Amini nga policia në Iran [për shkak] të hixhabit.”

Një grua duke i prerë flokët gjatë protestës në Iran

Një video e protestave në Teheran tregonte gjithashtu gra që tundnin hixhabet e tyre në ajër, me disa brohoritje, “Jo shamisë, jo çallmës, po lirisë dhe barazisë!”.

Që nga e premtja, janë zhvilluar demonstrata në të paktën 40 qytete në mbarë vendin, duke përfshirë kryeqytetin Teheran, me protestues që kërkojnë t’i jepet fund dhunës dhe diskriminimit ndaj grave, si dhe t’i jepet fund veshjes së detyrueshme të hixhabit.

Të paktën 35 persona kanë vdekur në Iran në protestat e fundit për vdekjen e Amini.

Protestat po ndodhin në të gjithë Iranin, duke përfshirë Isfahan, Karaj, Mashhad, Rasht, Saqqes dhe Sanandaj (sipas Kombeve të Bashkuara)./Shqip.com