Lajme

Prokuroria Themelore në Ferizaj vazhdon aksionin në zonën e Brezovicës

Prokuroria Themelore në Ferizaj

Edhe gjatë ditës së sotme Prokuroria Themelore në Ferizaj ka vazhduar me aksionin ne zonën e Brezovicës.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Prokuroria Themelore në Ferizaj

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se në koordinim dhe bashkëpunim  me Drejtorinë e Krimeve të Rënda (DKR) në Prishtinë, Inspektoratin e Minsitrisë së Mjedisit, Departamentin e Mbrojtjes së Mjedisit, Inspektoratin e komunës, Drejtorinë e Parkut Kombëtar “Sharri” dhe Agjensinë Kadastrale të Kosovës, edhe sot, janë duke vazhduar operacionin për identifikimin dhe regjistrimin e vikend-shtëpizave në zonën e Brezovicës”, thuhet në njoftim

Po ashtu është bërë i ditur edhe qëllimi i këtij aksioni.

“Qëllimi i këtij operacioni është identifikimi i ndërtimit të gjitha objekteve në zonat e mbrojtura të parkut kombëtar se në cilat zona janë ndërtuar ato, a posedojnë leje ndërtimore dhe të njëjtat a janë në pajtim me ligjin”, thuhet më tutje në njoftim.

Ky aksion i sotëm është vazhdimësi i aksioneve të mëhershme në zonën e Brezovicës, thuhet më tutje./Shqip.com