Lajme

Prokuroria Speciale shënjestron dy raste të reja

Prokuroria Speciale e Kosovës

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se kanë shënjestron dy raste të reja me një numër të madh  të personave për vepra të ndryshme penale.

Sipas tyre, rasti i parë i koduar si “Jimi”, janë të përfshirë disa persona për veprat penale “Shpëlarja e parave’’, nga neni 302 lidhur me nenin 31 të Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) dhe lidhur me nenin 56 paragrafi 1 të Ligjit nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit. 

“Prokuroria Speciale ka propozuar për konfiskim të përhershëm të dy (2) automjeteve të cilat janë sekuestruar nga të pandehurit në vendin e ngjarjes, të kartëmonedhave në shumë prej njëqindenjëzetepesë mijë e dyqindedyzet (125.240.00) euro, të sekuestruara, si dhe celularët e sekuestrua nga të pandehurit”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Speciale e Kosovës

Ndërkaq, në rastin e dytë, i cili është i koduar “KAMERA”, janë të përfshirë disa persona, për veprat penale bazë ‘’Krim i organizuar’’,  si dhe ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike.

Nga Prokuroria Speciale u bë e ditur se nga ky rast janë sekuestruar 143.395 kg narkotik, nëntë vetura, 13.000.00 euro si dhe 15 celularë./Shqip.com