Lajme

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë kundër një personi për blerje dhe shpërndarje të narkotikëve

Prokuroria Speciale e Kosovës.
Prokuroria Speciale e Kosovës.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit me inicialet M.E.

Sipas një njoftimi për media, Prokuroria Speciale ka njoftuar se i pandehuri M.E. me dashje dhe me qëllim që vetës t’i sjell përfitim pasuror të kundërligjshëm ka vepruar në bashkëkryerje edhe me të pandehurit tjerë tashmë të dënuar, të cilët pa autorizim kanë shpërndarë, shitur, transportuar, ndërmjetësuar në shitje, e duke dërguar në transit substanca narkotike të shpallura me ligj si substanca të ndaluara, respektivisht substancë narkotikë të llojit “marihuanë” në sasi të konsiderueshme.

“Me këto veprime i pandehuri M.E. në bashkëkryerje ka kryer veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe anologe’ nga neni 267 paragrafi 2 lidhur me par.1 dhe nenin 31 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

/Shqip.com