Prokuroria Speciale ndalon një person të dyshuar për terrorizëm
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dhënë urdhër të ndalohet një person më inicialet K.P i dyshuar për veprën penale shtytja për kryerjen e veprave terroriste, shkruan SHQIP.
Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate të dërguar nga Prokuroria.
“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, është ndaluar një (1) person me inicialet K.P., për veprat penale ‘’Shtytja për kryerjen e veprave terroriste’’ nga neni 134 të KPRK-së, përkatësisht ‘’Shtytja për kryerjen e veprave terroriste në vazhdim’’ nga neni 134 lidhur me nenin 77 të KPRK-së”, thuhet në komunikatë.
Kjo prokurori ka kërkuar po ashtu që të njëjtit t’i caktohet masa e paraburgimit për veprën e lartcekur.
“Gjithashtu, Prokuroria Speciale njofton opinionin se gjatë ditës ka bërë kërkesë pranë Gjykatës Themelorë të Prishtinës – Departamenti Special, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të njëjtit person, për veprën e lartcekur”, thuhet në komunikatë./SHQIP.com