Rozë

Prokuroria në Gjilan kërkon t’i caktohet masë paraburgimi vajzës që plagosi Vali Corleonen

Vali Corleone

Mëngjesin e sotëm është plagosur Valdrin Sylejmani apo i njohur me nofkën e tij artistike Princ Vali Corleone.

Sipas raporti të policisë është arrestuar një 22 vjeçare e dyshuar për plagosjen e Vali Corleones.

Lexo edhe:
Plagoset Vali Corleone, arrestohet një 22- vjeçare

“Me datë 11.08.2022, Prokuroria Themelore ne Gjilan, ka ndaluar për 48 orë të dyshuarën A.S nga Gjilani, për shkak të dyshimit të bazuar se e njëjta ka kryer dy vepra penale dhe atë : Vrasje në tentativë nga neni 172 lidhur me nenin 28 të KPRK-së dhe veprës penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 të KPRK-së”, thuhet në raport.

Ndërkaq prokuroria për Shqip.com ka treguar se ka dërguar kërkesën që 22 vjeçares t’i caktohet masë paraburgimi.

“Prokuroria ka lëshuar kërkesën për paraburgim, do të shqyrtohet brenda gjykatës si dhe të caktohet masa për paraburgim”, u shprehën nga Zyra për Informim të Gjykatës Themelore në Gjilan.

Vali dhe e dyshuara prej disa kohësh bashkëjetonin, ku aty ajo ishte bërë e njohur duke postuar foto e video të ndryshme nga shtëpia e tij.

Lexo edhe:
Vali Corleone mbetet në paraburgim edhe për 2 muaj

Përndryshe, muaj më parë ishte Vali ai i cili kishte kaluar dy muaj paraburgim për shkak të rastit dhunë në familje, ku më pas ishte pranuar për rehabilitim në  Institutin e Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë./Shqip.com