Lajme

Prokuroria merr vendim për zyrtarin policor pasi dyshohet që vrau vëllain në Graçanicë

Ilustrim

Zyrtari policor me inicialet M.Sh., është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurores së Departamentit të Krimeve të Rënda në Prokurorinë e Prishtinës.

Ai është ndaluar nën dyshimet për vrasjen e vëllait të tij me inicialet D.Sh., në Gushtericë të Graçanicës.

“Me urdhër të prokurores është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh personi me inicialet M.Sh., (zyrtar policor), në drejtim të veprës penale “Vrasja e rëndë”, nga neni 173 të KPRK-së, pasi dyshohet se i njëjti ka privuar nga jeta tani të ndjerin D.Sh., (vëllain e tij), ndërsa trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për obduksion”, njofton Prokuroria.

Lexo edhe:
Arrestohet polici që dyshohet që e vrau vëllain e tij në Gushtericë të Poshtme

Theksojmë se në mesditën e së shtunës, zyrtari policor me inicialet M.Sh  kishte shtënë mbi trupin e vëllait të tij D.Sh, duke e lënë kështu të vdekur.

Si dorasi e po ashtu edhe viktima i përkasin nacionalitetit serb.

Komandanti i Stacionit Policor në Graçanicë, Bratislav Trajkoviq, kishte thënë se dyshohet e deri te konflikti që ka përfunduar me vrasje ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje pronësore mes dy vëllezërve./Shqip.com