Lajme

Dokument: Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për tre të arrestuarit e kompanive të naftës

Paraburgim

Prokurori i rastit ka kërkuar 30 ditë paraburgim me dyshimet për falsifikim dokumentesh me qëllim të shmangies së detyrimeve doganore.

Vendimi për masën e paraburgimit do të merret në seancën e thirrur sot në ora 12.

Dyshimet e prokurorisë janë se kompania HIB Petrol ka bërë shmangie të taksave doganore në vlerë të mbi 500 mijë eurove.

Ndërsa kompanitë Alfa Trade dhe Fer Petrol në vlerë të mbi 200 mijë eurove.

Shqip.com ka raportuar pak më parë se Dogana e Kosovës ka arrestuar edhe dy menaxherë të kompanive të tjera të derivateve të naftës, një natë më parë, përveç atij të HIB Petrol.

Dokument

Të dy këto kompani bashkë dyshohet të kenë bërë falsifikim të dokumenteve me qëllim të shmangies së taksave doganore.

Lexo edhe:
Dogana, pos menaxherin e HIB Petrolit, ka arrestuar edhe ata të Alfa Trade dhe Fer Petrol

Pompa e derivateve HIB Petrol ka reaguar pas dyshimeve për shmangien e taksave doganore në vlerë të mbi 500 mijë eurove.

Në një njoftim në Facebook, HIB Petrol kanë thënë se është njoftuar në lidhje me dyshimet dhe hetimin e një skeme të keqpërdorimit të emrit dhe të autorizimeve, dhe e cila skemë mund të përfshijë një punonjës të HIB Petrol ShPK që ka vepruar individualisht dhe për interesa personale.

“Në këtë drejtim, HIB Petrol ShPK që ka cilësinë e palës së dëmtuar, është në bashkëpunim të plotë me organet shtetërore duke tentuar që të bëjë sqarimin e plotë të ngjarjeve dhe të personave përgjegjës”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:
Reagon HIB Petrol për shmangien e taksave doganore: Dyshojmë se ka vepruar një person për interesa personal

Vërejtje: Të gjithë personat e lartpërmendur si të dyshuar, konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Kosovës./Shqip.com