Lajme

Dogana, pos menaxherin e HIB Petrolit, ka arrestuar edhe ata të Alfa Trade dhe Fer Petrol

HIB Petrol & Alfa Trade & Fer Petrol

Dogana e Kosovës ka arrestuar edhe dy menaxherë të kompanive të tjera të derivateve të naftës, një natë më parë, përveç atij të HIB Petrol.

Burime të Shqip brenda këtij institucioni, kanë treguar se është arrestuar një nga menaxherët e lartë të Alfa Trade dhe Fer Petrol.

Të dy këto kompani bashkë dyshohet të kenë bërë falsifikim të dokumenteve me qëllim të shmangies së taksave doganore.

“Kompania Alfa Trade dhe Fer Petrol dyshohen të kenë bërë shmangie të taksave doganore, akcizës dhe TVSH-së, në vlerë të mbi 200 mijë eurove”.

Përveç këtyre dy menaxherëve, Dogana një natë më parë arrestoi edhe një nga menaxherët e lartë të kompanisë HIB Petrol.

Kjo e fundit u dyshua për shmangie të taksave në vlerë të mbi 500 mijë eurove.

Pas arrestimeve të bëra nga Dogana, rasti ka kaluar tashmë në Prokurorinë e Shtetit.

Lexo edhe:
Burimet për Shqip: Arrestohet një menaxher i lartë në HIB Petrol, dyshohet për shmangie doganore

Pompa e derivateve HIB Petrol ka reaguar pas dyshimeve për shmangien e taksave doganore në vlerë të mbi 500 mijë eurove.

Në një njoftim në Facebook, HIB Petrol kanë thënë se është njoftuar në lidhje me dyshimet dhe hetimin e një skeme të keqpërdorimit të emrit dhe të autorizimeve, dhe e cila skemë mund të përfshijë një punonjës të HIB Petrol ShPK që ka vepruar individualisht dhe për interesa personale.

“Në këtë drejtim, HIB Petrol ShPK që ka cilësinë e palës së dëmtuar, është në bashkëpunim të plotë me organet shtetërore duke tentuar që të bëjë sqarimin e plotë të ngjarjeve dhe të personave përgjegjës”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:
Reagon HIB Petrol për shmangien e taksave doganore: Dyshojmë se ka vepruar një person për interesa personal

Vërejtje: Të gjithë personat e lartpërmendur si të dyshuar, konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Kosovës./Shqip.com