Lajme

Prokuroria ia cakton masën e paraburgimit sulmuesit të Hatixhe Pupovcit

Prokuroria Themelore Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit për personin që gjatë ditës së djeshme e ka sulmuar Hatixhe Pupovcin në ambientet e Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës.

Lajmin për Shqip.com e kanë konfirmuar nga Prokuroria Themelorë në Prishtinë.

‘’Prokuroria ka ushtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj personit me inicialet A.G., për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”, të paraparë sipas KPRK-së, në Gjykatën Themelore në Prishtinë” thuhet në përgjigjen e Prokurorisë për Shqip.com

Profesoresha e Fakultetit të Mjekësisë, Hatixhe Latifi-Pupovci, është sulmuar fizikisht në vendin e saj të punës, nga prindi i një studenti, i cili është po ashtu mjek me profesion.

Latifi-Pupovci është deklaruar sërish duke thënë se nota në lëndën që ajo e ligjëron, Fiziologji, nuk do të merret pa u merituar./Shqip.com