Lajme

Prokuroria e Ferizajt jep detaje për tragjedinë e 18 vjeçares

Prokuroria Themelore në Ferizaj

“Rasti ka ndodh në banesë në dhomë, persona të dyshimt e kanë dërgu në spital”.

Kështu ka thënë Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari i cili shtoi se Dardan Krivaqa, i dyshuari për vrasjen e 18 vjeçares, shumë shpejt do të arrestohet, duke theksuar se “nuk kanë informacionet se ka dalë jashtë kufijve të Kosovës”.

Këto deklarata, Jashari i bëri të hënën gjatë një konference të jashtëzakonshme për media.

Ai po ashtu theksoi se nuk ka informacione se vajza po bashkëjetonte me forcë me të dyshuarin.

Të dielën disa persona e dërguan të vdekur në Spitalin Rajonal të Ferizajt, një 18 vjeçare me inicialet M.O.

Lexo edhe:
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e personit të dyshuar për vrasjen e 18 vjeçares në Ferizaj

Vetura me të cilën u larguan nga vendi i ngjarjes ishte me tabela zvicërane.

“A.S., jeton në vendbanim të përkohshëm në Zvicër dhe dyshohet se ka qenë veturë zvicërane…Tabelat kanë qenë të padëshifruara…Personat janë identifiku dhe janë zbulu”, ka thënë Jashari.

Një person është arrestuar, ndërsa njëri është në kërkim.

Për t’u arritur arrestimi i tij, Policia ka kërkuar ndihmë nga të gjithë qytetarët, duke zbuluar të gjitha informacionet mbi të dyshuarin.

Kjo vepër është cilësuar si “vrasje e rëndë”, raporton Shqip.com

Reagimet kanë qenë të shumta në opinion, ndër to reagoi edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila e dënoi vrasjen dhe shtoi se “dhuna nuk duhet të normalizohet”.

Të dielën dy persona ikën duke e lënë të vdekur në Spital 18 vjeçaren. Në konferencë u tha se “dy të dyshuarit më parë kishin bërë shkelje penale”.

Jashari shtoi se janë duke bëre gjithçka që është e mundur për ta zbardhur rastin.

“Shkaktari i vdekjes nuk dihet sepse nuk është pranuar akoma raporti i autopsisë”, theksoi ai. /Shqip.com