“20 vjeçaren pa shenja jete e sollën dy persona, vetura ishte me targa zvicerane”
Publikuar:
(22.08.2021 20:34:10)

Kryeprokurori i Prokurorisë së Ferizajt, Shukri Jashari, ka thënë se vajzën 20 vjeçare pa shenja jeta në Spitalin Rajonal e kanë sjellë dy persona me veturë, e cila kishte tabela zviceranë.
“Dy persona e kanë sjellë me një veturë të tipit ‘Audi’ me tabela të Zvicrës, tabelat për momentin nuk mund të deshifrohen”.
“Fotografitë e të dyshuarve janë nxjerrë prej kamerave të sigurisë të spitalit, ende nuk dihet kush janë ata persona, mirëpo fotografitë e tyre janë nxjerrë dhe janë shpërndarë në të gjitha pikat kufitare dhe të gjitha drejtoritë të policisë së Kosovës”, ka thënë Jashari për Kallxo.com
Ai tha se ende nuk janë identifikuar se kush janë personat që sollën vajzën e vdekur në Spitalin Rajonal të Ferizajt. /Shqip.com