Lajme

Prokuroria autorizon policinë ta hetojë rastin e pacientit, i cili vdiq pas operacionit në QKUK

Prokuroria Themelore Prishtinë

Prokuroria Themelore e Prishtinës e ka autorizuar Policinë e Kosovës, ta hetojë vdekjen e pacientit i cili vdiq pas operimit në zemër në QKUK.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar Laureta Ulaj nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

“Prokurori i Shtetit ka autorizuar Policinë t’i ndërmarrin veprimet e nevojshme, me qëllim të sqarimit të kësaj çështjeje dhe eventualisht ne rast te paraqitjes se elementeve te ndonjë vepre penale, do te veprohet tutje me këtë rast”, ka thënë Ulaj, për Shqip.com.

Pacienti kishte vdekur në QKUK, pas një intervenimi kirurgjik në zemër. Atë e kishte operuar kardiologu Kushtrim Shala, i cili pas operacionit e kishte vlerësuar si të suksesshëm atë.

Lexo edhe:
Reagon kardiokirurgu Shala, të cilin drejtori e akuzoi për papërvojë

Shala ishte akuzuar se ka pasur mungesë përvoje nga drejtori i klinikës Rifat Brahimaj.

Atij i është kundërpërgjigjur Shala duke thënë se ndaj tij është bërë tentim për eliminim profesional nga Brahimaj të cilin e ka akuzuar vetë për mungesë përvoje.

/Shqip.com