Lajme

Prokurori i Shtetit dhe Zyra e Auditimit me marrëveshje bashkëpunimi

Ushtruesi i Detyrës së Kryerokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi dhe auditroja e përgjithshme e Kosovës, Vlora Spanca kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi.

Siç bëhet e ditur në njoftim për media, kjo marrëveshje në mes Prokurorit të Shtetit dhe Zyrës Kombëtare të Auditimit ka ardhur me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit në Kosovë.

“Me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës, si dhe në pajtim me standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare, Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi dhe Auditorja e Përgjithshme e Kosovës, znj. Vlora Spanca, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, ku të pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit ishin edhe përfaqësuesit e Zyrës së OPDAT-it të Ambasadës Amerikane në Kosovë”, thuhet në njoftim. 

 Kjo marrëveshje percakton mënyrën e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të aktiviteteve ndërinstitucionale dhe shkëmbimin e informacioneve lidhur me rastet sipas Kodit Penal të Kosovës.

“Marrëveshja ndërmjet institucionit të Prokurorit të Shtetit dhe Zyrës Kombëtare të Auditimit, përcakton mënyrën e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të aktiviteteve ndërinstitucionale dhe procedurave standarde në shkëmbimin e informacioneve lidhur me rastet të cilat sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës paraqesin vepra penale, që janë identifikuara gjatë ushtrimit të aktiviteteve audituese, të paraqitura nga Zyra Kombëtare e Auditimit tek Prokurori i Shtetit sipas Kodit të Procedurës Penale”. 

Tutje, thuhet se të dyja palët u zotuan se do të avancojnë mënyrat e komunikimit, si dhe të shkëmbimit të të dhënave të cilat janë të nevojshme për zbatimin sa më efikas të kësaj marrëveshjeje.

/Shqip.com