Art Jetese

Produktet natyrale që ndikojnë në shëndetin e zemrës

Natyra është treguar bujare, duke ofruar një sërë ushqimesh që kanë aftësi pastruese dhe zhbllokuese.

Më poshtë do të gjeni 10 ushqimet që ndihmojnë në zhbllokimin e arterieve, enëve të gjakut dhe mbrojnë zemrën.

Shega

Ky frut mbron veshjen e brendshme të arterieve. Lëngu i shegës stimulon prodhimin e lëndës kimike të quajtur oksid nitrik. Ai ndihmon qarkullimin e gjakut dhe i mban arteriet të hapura.

Brokoli

Ju pëlqen ose jo, brokoli është një nga më të pasurit me vitaminë K, që parandalon dëmet e shkaktuara nga kalciumi në arterie. Brokoli është plot me fibër që ndihmon në uljen e tensionit të gjakut dhe kolesterolit.

Avokado

Në vend të majonezës përdorni pastën e avokados më mirë. Studimet kanë tregouar se konsumi ditor i avokados përmirëson nivelin e kolesterolit në gjak, duke mbajtur të ulur kolesterolin e keq dhe të lartë atë të mirin, që mban arteriet të zhbllokuara.

Shpargu

Shpargu është një ushqim që pastron arteriet në mënyrë natyrale dhe parandalon mpiksjen e gjakut. Perimja e perandorëve është plot me fibër dhe minerale por edhe me shumë vitamina siç janë K, B1, B2, C dhe E.

Hurmat

Hurmat janë të mbushura me antioksidantë dhe polifenolë që punojnë së bashku në uljen e kolesterolit të keq dhe të triglicerideve. Ato janë një burim i shkëlqyer i fibrës që ndihmon në rregullimin e tensionit të gjakut dhe i mban arteriet të pastra.

Kanella

Kjo erëz e shijshme ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit dhe pastron arteriet nga akumulimet e rrezikshme. Kanella është e mbushur me antioksidantë që përmirësojnë shëndetin kardiovaskular duke parandaluar oksidimin e gjakut. Hidhni kanellë në kafenë tuaj, panine ose në çdo ushqim tjetër dhe do të përmirësoni shëndetin tuaj.

Boronica e kuqe

Boronicat e kuqe janë një tjetër frut i pasur me antioksidantë që ulin nivelin e kolesterolit të keq dhe rrisin nivelet e atij të mirë. Konsumi i rregullt i lëngut të pastër të boronicës së kuqe ndihmon në uljen e rrezikut të shfaqjes së sëmundjeve të zemrës me 40%.

Çaji jeshil

Çaji jeshil përmban nivele të larta të katekinës që pengon përthithjen e kolesterolit gjatë tretjes.

Pini një ose dy gota me çaj jeshil në ditë dhe do të përmirësoni nivelin e lipideve dhe do të zvogëloni bllokimet në arterie.

Çaji jeshil i jep metabolizmit një fuqi natyrale dhe për më tepër ndihmon në shëndetin kardiovaskular dhe në rënien në peshë.

/Shqip.com