Art Jetese

Problemet shëndetësore që shkakton mungesa e Vitaminës B12

Suplementët e vitaminës B12 përdoren kryesisht kundër stresit dhe për rritjen e nivelit të energjisë në organizëm.

Kjo vitaminë ka aftësinë të përmirësojë performancën dhe funksionet mendore.

Mungesa e saj nga ana tjetër shkakton shumë komplikacione, disa prej të cilave i gjeni më poshtë.

Funksionet e trurit

Mungesa e vitaminës B12 tek të moshuarit është faktor nxitës për sklerozën dhe degjenerimin e funksioneve të trurit.

Këtu përfshihet edhe skleroza e shumëfishtë dhe sëmundja e Parkinsonit.

Depresion

Nivelet e ulëta të kësaj vitamine shkaktojnë luhatje humori, depresion dhe ankth. Marrja e suplementëve e rimëkëmb gjendjen e brendshme të njeriut në vetëm një javë.

Ishemia dhe sëmundjet kardiovaskulare

Mungesa e kësaj vitamine ka lidhje të fortë me shfaqjen e ishemisë. Në mungesë të vitaminës B12, nivelet e homocisteinës në gjak janë shumë të larta.

Anemia

Kur nivelet e vitaminës B12 janë të ulëta, organizmi e ka të vështirë të prodhojë rruaza të kuqe.

Kësisoj, organizmi është më i predispozuar të preket nga anemia.

Ushqimet më të pasura me Vitaminë B12

Kjo vitaminë e rëndësishme gjendet në ushqime të ndryshme siç janë: peshku, mishi, shpendët, vezët, qumështi dhe nënproduktet e tij.

Vitamina B12 nuk gjendet tek ushqimet bimore por drithërat që konsumohen me qumësht në mëngjes janë të pasuruara me këtë vitaminë.

Sardelet në veçanti janë të pasura me vitaminën B12, trofta është një shembull tjetër i një burimi të shkëlqyer të vitaminës B12.