Sport Ndërkombëtar

Problemet e Francës vazhdojnë, lëndohet Kounde e Maignan

Barcelona e Milani kanë shikuar me nervozizëm ndeshjen e Francës.

Qendërmbrojtësi katalanasve, Jules Kounde u lëndua në ndeshjen e Francës dhe u detyrua të largohet nga fusha.

Franca është duke luajtur me Austrinë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Ai e filloi ndeshjen nga minuta e parë por u detyrua të largohet nga fusha në minutën e 23-të.

Problemet e lëndimit të trajnerit francez Didier Deschamps vazhduan në pjesën e parë, me portierin Mike Maignan që duhej të zëvendësohej pasi mori një dëmtim.

Kampionët e Kupës së Botës tashmë duhet të bëjnë pa lojtarë si Karim Benzema, N’Golo Kanté dhe Paul Pogba për këtë raund të ndeshjeve ndërkombëtare për shkak të lëndimeve./Shqip.com