Sport Shqiptar

Prizreni e provon “shijen” e humbjes – “fajtorë” ishin Dardanët

FC Dardanët e njoftojnë Prizrenin me humbje

FC Dardanët e kanë njoftuar Prizrenin me humbje, pas 12 gjirove të zhvilluara, në Ligën e Dytë.

Në një ndeshje derbi, skuadra gjakovar triumfoi me rezultat 4-2, për të arkëtuar pikët e plota, shkruan Shqip.com.

Në këtë takim, që nga minuta e parë u pa që kuqezinjët kishin hyrë në fushën e gjelbër për fitore dhe në fund ja arritën qëllimit.

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme
FC Dardanët, foto nga arkivi

Një nga futbollistët më të dalluar në këtë ndeshje ishte Rizon Hoti, i cili realizoi dy gola.

Kurse, me nga një gol shënuan Gembi Kaqi dhe Daniel Gjoklaj.

Këtë fitore, Dardanët ja kushtuan futbollisit të tyre, Zel Kuqi, që pësoi një lëndim gjatë ndeshjes.

Pas kësaj fitore, skuadra fituese gjendet në vendin e tetë, me 17 pikë të grumbulluara. Kurse, kanë regjistruar pesë fitore, pesë humbje dhe dy barazime.

Ndërsa, Prizreni mbetet në kuotën e 21 pikëve./Shqip.com.