Lajme

Prizren: Policia gjen mbi dy kilogramë marihuanë në shtëpinë e një personi

Foto ilustruese

Mbi 2 kilogramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë është gjetur gjatë bastisjes në shtëpinë e një personi në Prizren.

Rasti ka ndodhur të premten e 14 janarit, në rrugën “Besim Shala”.

Shtëpia e të dyshuarit, siç njofton policia, është kontrolluar bazuar në një urdhëresë të lëshuar nga gjykata.

“Bazuar në urdhëresën e lëshuar nga gjykata, njësitë policore kanë kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar  2814.25  gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë”.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është hapur si “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”./SHQIP.com