Lajme

Pritjet për të dalë nga Kosova përmes Merdarit deri në gjysmë ore

Pika kufitare - Merdarë

Mërgimtarët po vazhdojnë të presin në pikat kufitare për të dalë nga Kosova.

Në dalje në pikën kufitare në Merdarë pritjet janë 20 deri në 30 minuta, ndërsa te pika Dheu i Bardhë 30 deri në 40 minuta.

Kështu ka njoftuar Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar.

“Ndërsa për të marr informatat lidhur me fluksin në të gjitha pikat e kalimit kufitar mund të shfrytëzoni web faqen e MPB-së, në linkun e mëposhtëm, ku QKMK azhurnon të dhënat në baza të rregullta”, thuhet në njoftim.

Pritjet janë më të vogla se që kanë qenë ditëve të kaluara. Pritjet ditëve të kaluara kanë qenë deri në pesë orë./SHQIP.com