Lajme

Pritje të gjata deri në tri orë gjatë daljes nga Kosova në Merdarë

Pritja në Merdar

Sot gjatë mëngjesit të ditës së diele në pikën kufitare në Merdarë është shënuar një fluks i mërgimtarëve të cilët kanë dalur nga Kosova.

Duke u bazuar në të dhënat e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet kanë qenë të gjata deri në tri orë ndërsa kolonat e automjeteve kanë arritur deri në 1100 metra.

Megjithatë, gjatë hyrjes në Kosovë nga kjo pikë kufitare nuk është shënuar pritje më e gjatë se 3-5 minuta ndërsa, nuk është raportuar për kolona të automjeteve.

Në pikat tjera kufitare gjatë hyrjes dhe daljes nuk ka të dhëna për ndonjë ngarkesë të mundshme.

Lexo edhe:
Pritje deri në gjashtë orë gjatë daljes nga Kosova në Merdarë

Kujtojmë se dje gjatë mbrëmjes e së shtunës, në Merdarë ka pasur pritje të gjata deri në gjashtë orë ndërsa kolonat kanë arritur në më shumë se 1500 metra./Shqip.com