Lajme

Pritje deri në gjashtë orë gjatë daljes nga Kosova në Merdarë

Pritja në Merdar

Sot gjatë mbrëmjes së  ditës së shtunë, gjatë daljes nga Kosova në vendkalimin kufitar në Merdarë është shënuar një fluks i madh i mërgimtarëve.

Duke u bazuar në të dhënat nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar thuhet se në këtë pikë kufitare kishte pritje deri në gjashtë orë ndërsa kolonat e automjeteve ishin të gjata deri në 1500 metra.

Ndërsa tek Dheu i  Bardhë pritjet nuk janë më të gjata se 30 minuta dhe kolona të gjata deri në 80 metra.

Tek vendkalimi kufitar në Muçibabë, pritjet për të dal nga Kosova nuk janë më të gjata se gjysmë ore ndërsa kolonat kanë arritur vetëm deri në 70 metra.

Gjatë hyrjes dhe daljes nga pikëkalimet tjera nuk është shënuar ndonjë fluks i madh i personave./Shqip.com