Lajme

Pritet vendimi i Qeverisë për masat e reja anti-COVID

COVID-19

Qeveria e Kosovës është duke zhvilluar mbledhje virtuale, për të diskutuar rreth miratimit të disa masave të reja anti-COVID.

Mbledhjen e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili tregoi se ajo po mbahet virtualisht.

Disa masa veç janë propozuar gjatë takimit që ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, kishte me kryetarët e komunave.

Pas mbledhjes së Qeverisë, pritet të ketë edhe njoftim për gjithçka që është miratuar.

Masat të cilat priten të hynë në fuqi, bazuar në propozimet e dalura nga takimi i Vitisë me kryetarët e komunave:

Lexo edhe:
Kryeministri qytetarëve: Aplikoni në konkurset publike, do të ketë standard të njëjtë për të gjithë

– Mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar nuk fillon para datës 26 shtator.

– Lejohen takimet vetëm deri në 20 persona duke mbajtur distancën 1.5 metra.

– Institucionet publike punojnë vetëm me staf esencial.

– Gastronomia vazhdon si edhe masat e deritashme.

– Në pikat kufitare nga 13 shtatori mbi moshën 16 vjeçare janë të obliguar të paraqesin certifikatën e vaksinimit ose testet relevante si deri më tani.

– Qendrat kulturore dhe institucionet e kulturës në varësi të MKRS dhe Komunave pezullojnë aktivitetet deri me 26 shtator.

– Ndryshe masat tjera vazhdojnë siç kanë qenë në këto dy javët e fundit.

Nga data 27 shtator do të kemi masa të reja në varësi nga analizat dhe situatën që mund ta kemi në atë kohë në bashkëpunim me IKSHP dhe institucionet tjera shëndetësore në nivel vendi.

Në anën tjetër, Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia dhe zëvendësministrja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Edona Maloku-Bërdyna, do të mbajnë konferencë për media në ora 15:30.