Lajme

Kryeministri qytetarëve: Aplikoni në konkurset publike, do të ketë standard të njëjtë për të gjithë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Aplikoni në konkurset publike, do të ndjekim standard të njëjtë për të gjithë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga qytetarët profesionistë që të aplikojnë në konkurset publike, ku theksoi se “do të kenë standard të njëjtë për të gjithë”.

Përms një mesazhi të adresuar për qytetarët, kreu i ekzekutivit theksoi se ka ngurim për të aplikuar për shkak se është krijuar perceptimi mbi “përzgjedhjen e anëtarëve përmes formave korruptive”, duke iu referuar pushteteve të kaluara.

Lexo edhe:
Sekretari gjerman për dialogun Kosovë-Serbi: Në fund nevojiten kompromise

“Çlirimi i dijeve profesionale dhe i vullneteve qytetare në shoqërinë tonë. Ndërmarrje publike duhet të ofrojnë shërbime cilësore për qytetarët dhe bizneset, si dhe të kontribuojnë në buxhetin e Republikës”, ka thënë Kurti.

Në këtë adresim ka folur edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Ajo tha se ndërmarrjeve publike i duhen gra e burra profesionistë e me integritet.

Inkurajoi sidomos gratë dhe komunitetet joshumicë që të aplikojnë, pasi tha se përzgjedhja do të jetë gjithëpërfshirëse. /Shqip.com.