Sport Shqiptar

Prishtina vazhdon me përforcime, transferon talentin 17-vjeçar

Korab Luma është prurja më e re e kryeqytetasve.

FC Prishtina ka arritur të sigurojë edhe një lojtar gjatë këtij afati kalimtar.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi përmes rrjeteve të tyre sociale.

“Futbollisti i talentuar Korab Luma ka nënshkruar kontratë tre-vjeçare me FC Prishtinën”, thuhet në njoftim.

Korabi është shprehur i lumtur që është bërë pjesë e Prishtinës.

“FC Prishtina është më shumë se veç një skuadër futbolli, është pjesë e historisë së popullit tonë. Është kënaqësi për mua që mu dha mundësia të jem vazhdimësi e kësaj tradite. Është kënaqësi e përgjegjësi”, tha ai.

17-vjeçari luan si mesfushor defensivë dhe vjen nga skuadra e Ulpianës së Lipjanit, me të cilën në edicionin e kaluar debutoi në Superligë./Shqip.com