Sport Shqiptar

Prishtina transferon talentin e 2 Korrikut

(Foto: FC Prishtina) Ardi Ajdini

Ardi Ajdini është prurja më e re e kryeqytetasve.

FC Prishtina ka arritur të sigurojë edhe një lojtar me perspektivë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi përmes rrjeteve të tyre sociale.

Mbrojtësi dha Prishtina kanë nënshkruar marrëveshje të vlefshme për tre vite.

“Për mua si prishtinas është kënaqësi dhe ndjehem i nderuar dhe i privilegjuar të jem pjesë e klubit të qytetit tim dhe gjithashtu edhe klubit më të madh në vend”, ka deklaruar ndër tjerash Ardi për klubin.

(Foto: FC Prishtina) Ardi Ajdini

19-vjeçari më parë ka qenë pjesë e 2 Korrikut ku edicionin e fundit i ka regjistruar 25 paraqitje me ekipin në Ligën e Parë dhe një ndeshje në Kupën e Kosovës teksa e ka realizuar një gol.

Ai, një edicion më parë (2020/21) ka luajtur edhe te Besa e Pejës në Superligën e Kosovës teksa është paraqitur në 30 ndeshje dhe e ka realizuar një gol.

Ajdini që është produkt i 2 Korrikut ka qenë pjesë e grupmoshava të Përfaqësueses së Kosovës U-17, U-19 dhe U-21. /Shqip.com