Prishtina sot teston alarmin publik
Publikuar:
(03.12.2022 08:15:47)
Komuna e Prishtinës sot do të testojë alarmin publik.
Sipas njoftimit të komunës, testimi do të bëhet në orën 12:05.
“Këtë të shtunë, më datë 3 dhjetor, në orën 12:05, Komuna e Prishtinës do të bëjë testimin e radhës të Sistemit të Alarmit Publik me tinguj të njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda”, është bërë e ditur në njoftim.
/Shqip.com