Lajme

Prishtina shpall tender prej 180 mijë euro për blerjen e senzorëve për të matur zhurmën në lokale

Gastronomia

Komuna e Prishtinës ka shpallur tender në vlerë prej 180 mijë eurove për të blerë senzorë akustikë për të matur zhurmën në lokale e kryeqytetit.

Kjo po bëhet më qëllim që të mos tejkalohet limiti i zërimit, që mund të jetë shqetësim për qytetarët.

Sipas të dhënave nga Zyra e Prokurimit në komunë, senzorët akustikë për matjen dhe monitorimin e zhurmës do vendosen për lokalet biznesore të cilat në kuadër të aktivitetit kanë edhe zhurmë apo muzikë.

Kontrata do të shpërblehet nga Agjencia Qendrore e Prokurorimit dhe kohëzgjatja e kontratës apo afatin kohorë deri në përfundim është 45 ditë.

Operatori ekonomik duhet të ofrojë dëshmi se ka përfunduar me sukses kontrata të ngjashme me vlerë minimale prej 180,000.00 Euro në 3 (tri ) vitet e fundit, duke filluar nga data e publikimit te njoftimit për kontrate.

Afati për aplikim është deri më 6 qershor të këtij viti./SHQIP.com