Lajme

Prishtina nderoi viktimat e gjenocidit në Srebrenicë

Me rastin e 27-vjetorit të Masakrës së Srebrenicës, në Prishtinë në mbrëmjet e sotme u ndezën qirijnë për të nderuar viktimat e gjenocidit në Srebrenicë.

Kjo ngjarje u organizua nga Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut dhe Qendra për Ligjin Humanitar në Kosovë.

Në këtë masakër forcat serbe vranë më 1995 mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë.

Eshtrat e 50 viktimave të gjenocidit në Srebrenicë, të identifikuara së voni, u varrosën të hënën në Qendrën Përkujtimore Potoçari – aty ku ndodhen varret e mbi 6,670 viktimave të tjera.

Lexo edhe:
Ekskluzive: Mirela Osmanović rrëfen si ja vranë serbët dy vëllezërit në gjenocidin në Srebrenicë

Masakra është cilësuar si mizoria më e rëndë në Evropë që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ndërsa Gjykata Ndërkombëtare e Hagës e ka njohur si gjenocid.

Edhe pas më shumë se dy dekada pas vrasjeve, ende vazhdojnë të gjenden varre masive. Identifikimi i viktimave është i vështirë, pasi trupat ishin copëtuar nga ekskavatorët që i hidhnin në varre.

Çdo vit më 11 korrik, eshtrat e atyre që identifikohen gjatë vitit të fundit varrosen në Qendrën përkujtimore të Potoçari./Shqip.com