Sport Shqiptar

Prishtina eliminon Ballkanin, Dabiqaj e dërgon Gjilanin në gjysmëfinale

Lojtarët e Prishtinës duke e festuar golin

Prishtina ka arritur ta fitoj duelin kryesor të çerekfinales, pasi ka mposhtur Ballkanin me rezultat të pastër 2-0.

Kreshnik Uka dhe Genc Hamiti kanë qenë realizuesit e golave për kryeqytetasit në triumfin ndaj kampionit në fuqi të Kosovës.

Gjilani ka fituar me rezultat të thellë 1-5 në udhëtim te Trepça ’89. Ka qenë një ndeshje spektakolare ku protagonist absolut ka qenë mesfushori Albert Dabiqaj.

Mesfushori deçanas ka shënuar pesë gola për Gjilanin, derisa golin e vetëm për 89-shin e realizoi Ardian Muja.

Fitore ka marrë edhe Vushtrria që ka mposhtur me rezultat minimal 1-0 Beharin.

Derisa ndeshja tjetër mes Llapit dhe Malishevës ka shkuar në vazhdime, ku koha e rregullt u mbyll baras 2-2.

Trimror Selimi dhe Kushtrim Shabani realizuan për vendasit, derisa Ilir Mustafa dhe Ronald Sobowale për mysafirët.

/Shqip.com