Prishtina e njofton Malishevën me humbje, Feronikeli mposht Gjilanin

Pas barazimit dëshpërues me Gjilanin, Prishtina ka reaguar me sukses, duke mposhtur Malishevën me rezultat 3-1.
Goli i parë i ndeshjes u shënua në minutën e 11-të me anë të Leutrim Kryezit, i cili shënoi nga penalltia për 1-0, ndërsa Drilon Islami (37’) shtoi epërsinë në 2-0.
Në pjesën e dytë, vendasit përsëri e nisën më mirë duke shënuar edhe një gol.
Ishte Hasan Hyseni (62’), i cili çoi epërsinë e vendasve në 3-0, ndërsa Robert Mathueiu (69’) ngushtoi epërsinë në 3-1 dhe me këtë rezultat u mbyll ndeshja.
Pas kësaj fitore, Prishtina bëhet lidere me 7 pikë, ndërsa Malisheva zë vendin e dytë me 6 pikë.

Fitore ka shënuar edhe Feronikeli ’74 që ka triumfuar ndaj Gjilanit me rezultat 1-0.
Gjilanasit rrezikuan të parët me anë të Kushtrim Shabanit pas gjysmë ore lojë, por portieri Bujupi ishte i vëmendshëm.
Feronikeli ’74 në minutën e 43-të mendoi se kishte fituar penallti, por ajo u anulua pas rishikimit në VAR.
Pjesa e dytë ishte më e “varfër” për nga numri i rasteve, ndërsa Nikli vazhdoi me dominim të lehtë.
Cërvadiku shënoi në minutën e 78-të, mirëpo goli u anulua për pozicion jashtë loje nga VAR-i.
Në rastin e tretë serioz për Feronikelin ’74 ishte vendimtar Shpresim Zogu (85’), që realizoi golin e fitores.
Pas javës së tretë, Feronikeli ’74 është në vendin e gjashtë me tri pikë, ndrysa Gjilani në të shtatin me një sosh.
/Shqip.com