“PriFest” nis sonte me filmin ‘‘Vera Andrron Detin”
Publikuar:
(20.09.2022 10:23:57)

Edicioni i 14-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Prishtinë “PriFest”, nis sot.
Ky edicion me sloganin “For Her” i dedikohet producentes së ndjerë Vjosa Berishës,
Gjithashtu është njoftuar se çmimi kryesor “Hyjnesha e Kuqe” do të mbajë emrin “Vjosa Berisha” dhe do të nisë të ndahet nga ky edicion.
“PriFest”, do të zgjasë për pothuajse pesë ditë.

Gjatë ditëve festivali do të shfaq filma të kinematografisë shqiptare dhe ndërkombëtare.
Po ashtu Festivali i Filmit Odessa nga Ukraina, do të jetë pjesë e edicionit të 14-të të PriFest.
Festivalin do ta fillojë filmi “Vera andrron detin” dhe do ta përmbyll “Virgjëresha shqiptare.