Kulturë Kino

Në “PriFest” do të shfaqen filma në nderim të Vjosa dhe Burbuqe Berishës

Kanë mbetur vetëm disa orë para se të fillojë Festivali i Filmit Ndërkombëtar në Prishtinë “PriFest”.

Festivali ka shfaqur pothuajse të gjithë programin e ditëve të tij.

Ndërkaq së fundmi ka njoftuar se po ashtu do të shfaqen edhe filma për nder të producentes së ndjerë Vjosa Berishës dhe regjisore Burbuqe Berisha.

Në kuadër të seksionit IN MEMORIAM do të shfaqen dy filma në Kino Armata: ‘Cirku Fluturues’ me datën 25, ora 19, dhe ‘Besim Sahatçiu – jeta dhe vepra’ me datën 21, ora 21”, thuhet në njoftim.

Edicioni i 14-të i PriFest i kushtohet vëtë themelueses Vjosa Berishës.