Kulturë Kino

PriFest mbështet kinematografinë e Ukrainës, Rama: Prishtina do të jetë shtëpia e dytë për Festivalin e Odessës

Festivali i Filmit Odessa nga Ukraina, do të jetë pjesë e edicionit të 14-të të PriFest.

Odessa ka anuluar programin e saj për shkak të pushtimit rus në Ukrainë.

Në PriFest, këtë edicion Oddesa do të ketë mundësi të shfaq një pjesë të programit të tyre.

Për këtë Kryetari i Komunës, Përparim Rama së bashku me producentën Vjosa Berisha mbajtën konferencë për media.

Rama, theksoi se Kosova do ta përkrahë në të gjitha mënyrat Ukrainën.

“Ne i dijmë të ligat që sjell lufta përball agresorit që nuk kursen as civilë e fëmijë, Prishtina ju përkrahë me të dyja duart kur një luftë mbaron dhe lutemi që lufta në Ukrainë të mbarojë”, tha Rama.

Tutje, ai uroj që Festivali i Filmit të Odessas, të mbahet sa më shpejtë në vendin e vet e Ukraina të rindërtoj prapë lirinë e saj.

Ndërkaq, producentja Berisha, tha se Kosova vazhdimisht ka bashkëpunuar me Festivalin e Odessës dhe për shkak të situatës në Ukrainë do ta mbështesë në këtë mënyrë.

Po ashtu, ajo tha se gjatë festivalit do të jenë gjithashtu 25-30 mysafirë edhe nga Ukraina.

PriFest do të mbahet në data 26-31 korrik./Shqip.com