Rozë

Prezantuesi turk befason me reagimin e tij në momentin e tërmetit (VIDEO)

Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi një qytet në veri-perëndim të Turqisë herët të mërkurën dhe  përveç të lënduarve, ai ka shkaktuar dëme në ndërtesa dhe panik të gjerë.

Ajo çka ka habitur në këtë mes ishte reagimi i prezantuesit, Ersel Hoşkara i cili ishte duke i japur lajmet.

Edhe pse tërmeti vazhdonte ai për asnjë qastë nuk i ndali lajmet.

Ai tha: “Studio po dridhet seriozisht… po zgjat për një kohë të gjatë” – video e cila është bërë virale.

Tërmeti ishte me qendër në qytetin Golkaya, në provincën Düzce, rreth 200 kilometra në lindje të Stambollit.

/Shqip.com