Lajme

Prezantohet projekti i ri i portit të Ballkanit Perëndimor në Durrës, përfshihet edhe Prishtina

Projekti për portin e ri të Durrësit u prezantua sot gjatë një takimi të Kryeministrit Rama në zyrën e tij me projektuesit holandezë.

Përmes një video të realizuar nga studio holandeze, projektuesit shpalosën vizionin për portin e ri të Durrësit ku pjesë e këtij projekti është edhe Prishtina.

Në kuadër të këtij projekti, në Prishtinë do të bëhet një terminal.

Porti i Durrsit

Lidhur më këtë Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur i lumtur që  në projektin e ri të portit të Ballkanit Perëndimore është përfshirë edhe Prishtina.

‘’E keni shtuar Prishtinën, kjo është fantastike’ ’ka thënë Rama gjatë një takimi me projektuesit holandez.

Sipas projektit  porti do të jetë një portë hyrëse në Ballkanin Perëndimor.

Më tutje Rama tha se qëllimi ishte pikërisht transformimi i infrastrukturës së vjetër në një port model si një ndër shtyllat e vizionit Shqipëria 2030./Shqip.com