Sport Shqiptar

Presidentja Osmani në ceremoninë e Laureatëve të Vitit 2022 nga KOK-u: Mbrëmë, në mesin e yjeve të sportit

FOTO: Vjosa Osmani (Facebook)
FOTO: Vjosa Osmani (Facebook)

Xhudistja Distria Krasniqi dhe boksieri Shpetim Bajoku kanë fituar çmimet kryesore në ceremoninë e Laureatëve të Vitit 2022, të organizuar mbrëmë nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Xhudistja Krasniqi u shpall “Sportistja e Vitit”, çmim ky të cilin e fitoi për herë të tretë radhazi, ndërsa boksieri Bajoku “Sportist i Vitit”, përcjell Shqip.com.

E pranishme në këtë ceremoni ishte edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani-Sadriu.

Në rrjetin social “Facebook”, ajo ka publikuar pamje nga ky event ku shihet bashkë me ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier dhe sportistët, teksa ka shkruar: “Mbrëmë, në mesin e yjeve të sportit”.

/Shqip.com