Lajme

Presidentja kërkon nga ambasadorja e re e Izraelit mbështetje në anëtarësimin e Kosovës në organzizatat ndërkombëtare

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadorja e Izraelit, Tamar Ziv.

Osmani ka rikujtuar raportet miqësore mes popullit të Kosovës dhe atij të Izraelit edhe para se të vendoseshin marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve.

Ajo ka kërkuar mbështetje nga Izraeli në fushën diplomatike, gjegjësisht në fitimin e njohjeve të reja dhe anëtarësimin në organizata e iniciativa ndërkombëtare. Ka kërkuar edhe heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës.

“Presidentja Osmani kërkoi mbështetjen e Izraelit edhe në fushën diplomatike, gjegjësisht në fitimin e njohjeve të reja dhe anëtarësimin në organizata dhe iniciativa ndërkombëtare. Në këtë drejtim, Presidentja gjithashtu kërkoi që Izraeli t’i heqë përfundimisht vizat për shtetasit e Kosovës, gjë që do ta mundësonte rritjen e turizmit nga të dy vendet”, ka njoftuar Presidenca.

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Ziv e ka falënderuar popullin e Kosovës për mbështetjen e popullit hebre, ndërsa ka shprehur gatishmërinë për thellim të raporteve në gjitha vendet.

“Ndërkaq ambasadorja Ziv e falënderoi Presidenten Osmani dhe popullin e Kosovës për mbështetjen ndaj popullit hebre në ditët më të errëta e deri më sot, si dhe përkushtimin për forcimin e marrëdhënieve ndërshtetërore, duke shprehur gatishmërinë për thellim të raporteve në të gjitha fushat. Ambasadorja përmendi hapat e ndërmarra deri më tani, duke përfshirë thellimin e bashkëpunimit në energjetikë, kulturë, turizëm, rritjen e këmbimeve tregtare, shtimin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe memorializimin e luftës”, thuhet nga Presidenca. /Shqip.com