Lajme Ballkan

Presidentja e Sllovenisë reagon për tensionet mes Kosovës dhe Serbisë

Slovenian presidential candidate Natasa Pirc Musar celebrates after winning the presidential elections in Ljubljana, Slovenia, November 13, 2022. REUTERS/Borut Zivulovic

Presidentja e sapo zgjedhur e Sllovenisë, Natasa Pirc Musar është shprehur mjaft e shqetësuar lidhur me raportet midis Kosovës dhe Serbisë.

Për këtë arsye ajo ka vendosur që vizitën e parë jashtë Sllovenisë në pozitën e presidentes së shtetit ta zhvillojë në Ballkanin Perëndimorë, raporton mediumi N1.

“Sigurisht, nuk po harroj Kroacinë, por jam e përfshirë paksa shumë në atë që po ndodh në Bosnje-Hercegovinë, ku pasionet do të duhet të qetësohen pak. Por më së shumti jam e shqetësuar për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, kështu që ky turne me shumë mundësi do të jetë udhëtimi im i parë, tha Pirc Musar.

Musar deklaroi gjithashtu se do të dalë në publik kur ta gjykojë të nevojshme, por garantoi se nuk do të ndërhyjë në politikën ditore.

Ajo pret ndihmë dhe këshilla nga presidenti në largim Borut Pahor dhe ish-presidentë të tjerë dhe një nga detyrat e saj të para, pasi të marrë zyrtarisht detyrën në dhjetor, do të jetë mbledhja e kryetarëve të të gjitha partive parlamentare.

/Shqip.com