Lajme

Presidentja dekoron ambasadorin Kosnett me urdhrin ”Dr. Ibrahim Rugova”

Presidentja, Vjosa Osmani dhe ambasadori amerikan, Philip Kosnett

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka dekoruar ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, me urdhrin “Ibrahim Rugova”.

Ky takimi ishte përshëndetës, pasi Kosnett do ta përfundojë misionin në Kosovë.

Osmani e ka falënderuar ambasadorin amerikan për siç tha ajo punën e palodhshme dhe angazhimin jashtëzakonisht aktiv gjatë misionit të tij në vendin tonë.

Lexo edhe:
Kurti shkon në takimin e thirrur nga Osmani për shtyrjen e zgjedhjeve lokale

Palët diskutuan edhe për raportet e thella e strategjike ndërmjet të dy shteteve.

Presidentja Osmani vlerësoi se tashmë jemi në një etapë të re të bashkëpunimit bilateral, e cila krijon mundësi të jashtëzakonshme për hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit në vitet në vijim.

Me këtë rast, ambasadori Kosnett shprehu mirënjohjen e thellë për vlerësimin e punës së tij dhe konfirmoi se raporti në mes të Kosovës dhe SHBA-ve do të jetë përherë i fortë dhe i pakontestueshëm. /Shqip.com