Lajme

Kurti shkon në takimin e thirrur nga Osmani për shtyrjen e zgjedhjeve lokale

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkuar në takim te presidentja, Vjosa Osmani, përcjell Shqip.com.

Në këtë takim, i cili ka filluar nga ora 17:00, do të diskutohet shtyrja e datës së mbajtjes së zgjedhjeve lokale.

Po ashtu, Osmani do të zhvillojë takim edhe me partitë tjera politike, teksa Lidhja Demokratike nuk do të marrë pjesë në këtë takim.

Ndryshe, Insituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës i ka rekomanduar presidentes, Vjosa Osmani, shtyrjen e mbajtjes së zgjedhjeve lokale të 17 tetorit për shkak të numrit të madh të rasteve me Coronavirus./Shqip.com