Lajme

Presidenti i SC Gjilanit ofron 50 mijë euro për Fondin e Sigurisë së Kosovës

SC Gjilani

Presidenti i SC Gjilanit, Florim Zuka ka ofruar 50 mijë euro për Fondin e Sigurisë së Kosovës.

Ky lajm është bërë i ditur në faqën zyrtare të skuadrës.

“Presidenti i Sport Club Gjilani, Florim Zuka, i cili njëherit është edhe pronar i kompanisë “Tali Shpk” ka ofruar 50,000 euro për Fondin e Sigurisë të hapur nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Fondi i Sigurisë është i domosdoshëm për vendin, ndaj kërkesës për donacion i është bashkangjitur edhe presidenti Zuka”, është shkruar ndër të tjera në këtë njoftim.

Por, Zuka nuk është i vetmi nga futbolli vendor që ka deklaruar se do dhurojë mjete financiare për këtë fond.

Presidenti i FC Ballkanit, Arsim Kabashi – po ashtu në llogarinë e tij zyrtare në Facebook ka njoftuar se e mbështetë Fondin e Sigurisë – me 25 mijë euro.

Sikur Gjilani – ashtu edhe Ballkani po “luftojnë” për kreun e tabelës në Superligë.

Suharekasit gjenden në vendin e parë, me 45 pikë, kurse me dy pikë më pak, gjilanasit janë gjenden një pozitë më poshtë./Shqip.com

Tabela e Superligës