Sport Ndërkombëtar

Presidenti i PSG: Liga e Kampionëve duhet të jetë më e madhe se Super Bowl

Naser Al-Khelaifi

Presidenti i PSG-së, Naser Al Khelaifi është një nga figurat më të rëndësishme në botën i futbollit në terma të investimit.

Ai është shprehur se Liga e Kampionëve duhet të ofrojë më shumë spektakël se sa që ofron.

Për ta shpjeguar, ai e kakrahasuar kompeticionin me “Super Bowl”-in, garën që zhvillohet mes finalistëve të futbollit amerikan.

Finalja e “Super Bowl” dhe spektakli i dhuruar për fansat

“Nuk mund ta kuptoj se si Super Bowl mund të ndihet më i madh se finalja e Champions League. Super Boël, dhe SHBA në përgjithësi, kanë këtë mentalitet, kreativitet dhe argëtim”, tha ai për “The Athletic”.

Biznesmeni nga Katari ka thënë se edhe gara më e madhe për klube në botë duhet të vë fokusin më shumë në dhënien e spektaklit.

Dua Lipa performoi në finalen e Ligës së Kampionëve në 2018

“Kjo është ajo që kam sugjeruar, të kemi një ceremoni hapjeje të Ligës së Kampionëve, të kemi një ndeshje në natën hapëse ku fituesit përballen me një ekip të madh – ndoshta nuk është një ide e mirë, por të paktën le të sfidojmë status quo-në. . Çdo ndeshje duhet të jetë një ngjarje dhe argëtim.” shtoi ai.

Ai poashtu theksoi se po punojnë me UEFA-në në formatin dhe eksperiencat e eventit.

Trofeu i “Champions League” 2019 në “Wanda Metropolitano”, Madrid

Për ta vënë në numra, finalja e Ligës së Kampionëve tërheq rreth 380 deri në 400 milion shikues çdo vit, kurse ngjarja më e madhe e NFL-it argëton rreth 150 milion njerëz në tërë botën.

Pëndryshe, Khelaifi mendon se klubi i tij PSG do të jetë një nga të parët që shtyejnë këtë proces drejt horizonteve të reja.

Diçka që në fushë merr pamje tjetër, pasi para pak javësh ata humbën në rundin e 1/16-ës së finales nga Real Madridi, pavarësisht se në skuadër kishin yje si Messi, Neymar dhe Mbappe. /Shqip.com