Lajme

Presidenti i Malit të Zi: S’është reale tërheqja e njohjes së Kosovës

Presidenti i zgjedhur i Malit të Zi, Jakov Milatoviq. Foto: Reuters
Presidenti i zgjedhur i Malit të Zi, Jakov Milatoviq. Foto: Reuters

Presidenti i zgjedhur i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, tha se nuk është realiste që Mali i Zi të tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Në një intervistë për Nova, i pyetur nëse vendimi i Malit të Zi për njohjen e pavarësisë së Kosovës tani do të tërhiqet, Milatoviq tha se vendimi është i qartë.

“Nuk është realiste të pritet njohja e Kosovës dhe kjo është një çështje që është shumë e qartë”, tha Milatoviq.

Ai tha se mbështet gjithçka që është rënë dakord në mes të Kosovës dhe të Serbisë dhe se normalizimi i marrëdhënieve do të jetë i rëndësishëm për të gjitha vendet e rajonit.

“Në këtë kuptim, Mali i Zi dëshiron të jetë një fqinj i mirë, i cili do të promovojë marrëdhënie të mira fqinjësore”, tha Milatoviq.

Ai po ashtu tha se Mali i Zi me të vërtetë po shkon drejt Brukselit dhe për këtë vizita e tij e parë do të jetë në Bruksel.

“Dëshiroj marrëdhëniet më të mira të mundshme me Serbinë dhe kur kam qenë ministër i zhvillimit ekonomik e kam vënë gjithmonë në fokus. Serbia është vendi më i madh në Ballkanin Perëndimor dhe është krejtësisht e natyrshme që vizita ime në Serbi do të pasojë edhe ftesë të Vuçiqit”, ka theksuar Milatoviq dhe theksoi se për të është e rëndësishme që të gjitha këto vizita të rezultojnë me rezultate të prekshme për qytetarët dhe ekonominë.

Milatoviq përsëriti se e diela ishte një ditë historike për Malin e Zi, sepse, thotë ai, u mund një regjim tre dekadash, i cili simbolizonte ndarjet, një shtet të robëruar, institucionet e kapur nga krimi dhe korrupsioni dhe shkatërrimin ekonomik të ekonomisë.

“Hapi i parë në rikuperim, me fitoren ndaj Gjukanoviqit, tashmë është bërë të dielën. Më shumë se 70 për qind e qytetarëve kanë dalë, unë kam marrë gati 60 për qind, kështu që fitorja ishte e madhe dhe bindëse. Megjithatë, sfidat janë të mëdha. Shpresoj që pas zgjedhjeve parlamentare, me qeverinë e re dhe me mua në postin e presidentit, gjërat të shkojnë më mirë”, tha Milatoviq.

Milatoviq shtoi se nuk ka “shkop magjik”, dhe se ai është shumë realist dhe do të duhet punë, fokus dhe pajtim në periudhën e ardhshme.

I pyetur për korrupsionin dhe krimin në Mal të Zi, Milatoviq tha se “ngadalë po vjen drejtësia në Mal të Zi, të cilën njerëzit e prisnin.

“Sa i përket zotit Gjukanoviq, jam i sigurt se organet tona gjyqësore do ta bëjnë punën e tyre. Më takoi mua ta mposhtja dhe e bëra atë”, tha Milatoviq.

/Shqip.com